75 Mall Live Search
13:21 / E Premte, 06 Nëntor 2020 / OSH

EULEX-i nxjerr nga shtëpia e Rexhep Selimit disa pako me materiale, i fut në vetura

Specialja është duke kryer bastisje edhe te shtëpia e kreut të deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimit.

Pak më parë janë shtuar edhe një numër më i madh i pjesëtarëve të Policisë së EULEX-it në shtëpinë e Selimit.

Në disa fotografi që ka siguruar IndeksOnline shihet se EULEX-i ka nxjerr disa pako me materiale nga shtëpia e Rexhep Selimit.

Pjesëtarët janë parë duke i futuar ato pako në vetura për t’i marrë me vete./IndeksOnline/