14:44 / E Premte, 31 Maj 2019 / indeksADMonline

EULEX: Nuk ishim të përfshirë në operacionin e policisë në veri

Misioni Evropian për Sundim të Ligjit në Kosovë (EULEX) ka reaguar pas raportimeve në disa media se pjesëtarë të saj kanë qenë të përfshirë në operacionin policor të zhvilluar të martën në veri kundër kontrabandës.

“Për sa i përket raportimeve të fundit të cilat janë publikuar sot në një numër të mediumeve, EULEX-i dëshiron të theksojë se ky Mision nuk ka qenë asnjëherë dhe në asnjë mënyrë i përfshirë në operacionin e Policisë së Kosovës të quajtur “Kontrabanda”, i cili është kryer të martën që shkoi më 28 maj. Prandaj, s’do mend të kuptohet se, asnjë pjesëtar i EULEX-it nuk është ndaluar për asnjë moment në lidhje me këtë”, thuhet në reagimin e EULEX-it.

EULEX thotë se po kryen dhe do të vazhdojë të i kryejë detyrat e veta në përputhje me mandatin që ka./Indeksonline/