19:39 / E Hënë, 06 Gusht 2018 / indeksADMonline

EULEX shpërfill rregullat e trafikut në Kosovë (Foto)

Një veturë e Misionit Europian për Sundim të Ligjit është parë të ketë shkelur rregullat e trafikut.

Një qytetar ka dërguar pamje në të cilat shihet një veturë e EULEX-it duke ecur në pjesën e rrugës që nuk është për automjete.

Rasti, sipas pamjeve, ka ndodhur te semaforët që gjenden në rrugën Prishtinë- Fushë-Kosovë, te Tregu i Gjelbër

Këto janë pamjet dhe fotografitë që tregojnë për shkeljen e rregullave të trafikut nga automjeti i misionit europian.