75 Mall Live Search
13:28 / E Premte, 06 Nëntor 2020 / k.v

EULEX vazhdon bastisjen të shtëpia e Thaçit, tri vetura tjera futen në oborr

Bastisja e EULEX-it në shtëpinë e ish presidentit Hashim Thaçi është duke vazhduar që nga mëngjesi.

Reporteri i IndeksOnline i cili po përcjell këtë aksion në Çagllavicë njofton se tashmë edhe tri vetura zyrtare të EULEX-it kanë hyrë në oborrin e shtëpisë së Thaçit.

Ndërsa bastisja pak më parë ka përfunduar të shtëpia e kryetarit të PDK-së, Kadri Veseli, por po vazhdon ajo të shtëpia e deputetit Rexhep Selimi./IndeksOnline/