09:20 / E Shtunë, 12 Qershor 2021 / OSH

EURO 2020, ndeshjet dhe oraret e sfidave për sot në Grupin A e B

Ndeshjet dhe spektakli i Euro 2020 intensifikohen me nga 3 ndeshje në dite dhe sot do të luhen një takim i Grupit A dhe dy të Grupit B.

Në orën 15:00, në Baku të Azerbajxhanit do të jetë radha e Zvicrës me Xhakën e Shaqirin që do të përballen me Uellsin e Gareth Bale, si sfida e dytë e Grupit A. Do të jetë ndeshje shumë e rëndësishme për të dyja skuadrat të cilat dëshirojnë ta nisin me këmbën e mbarë.

Më pas në 18:00, nisin sfidat e Grupit B ku e para do të jetë, Danimarkë-Finlandë, një derbi skandinav që do të zhvillohet në Copenhagen përpara tifozëve vendas.

Në mbrëmje do të jetë dhe supersfida e Grupit B mes Rusisë dhe Belgjikës në orën 21:00. Përballja do të luhet në “Gazprom Arena”, në Shën Petersburg me mbi 35% të kapacitetit të tifozëve ku shumica do të jenë sigurisht vendas.

Do të jetë mbrëmja ku Lukaku, Hazard e shumë yje do të tregojnë nëse mund të përballojnë presionin për tu konsiseduar si favorit i Grupit B.