15:03 / E Martë, 03 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

Euro 2020 pyet: A do ta udhëheqë Rashica Kosovën drejt Kampionatit Evropian?

Faqja zyrtare e kampionatit evropian Euro 2020 në rrjetet sociale ka diskutuar rreth mundësisë së kualifikimit të Kosovës në Kampionatin Evropian.

“A do ta udhëheqë Rashica Kosovën drejt Kampionatit Evropian?” është pyetja që kanë shtruar zyrtarët e Euros 2020 për tifozët.

“Po, padyshim ata e meritojnë”, “Po, Rashica dhe Muriqi, do të jenë liderët e Kosovës në Evropian” janë disa nga përgjigjet e tifozëve shqiptarë e të huaj.

Për të siguruar biletën në Kampionatin Evropian, “Dardanët” duhet të fitojnë dy ndeshje.

Në mars do të luajnë gjysmëfinalen e playoffit me Maqedoninë Veriore, pastaj në rast të fitores luajnë në finale me fituesin e ndeshjes Gjeorgji – Bjellorusi.

/Indeksonline/