EURO 2020, UEFA vjen me njoftim interesant

UEFA pak ditë më parë ka vendosur që kampionati evropan i futbollit do të zhvillohet gjatë qershorit 2021.
E gjitha kjo pas përhapjes së koronavirusit në kontinentin e vjetër, transmeton Gazeta Olle.
Pas vendimit që kampionati në fjalë të zhvillohet në vitin 2021, shtëpia më e madhe e futbollit në Evropë ka dalëme një tjetër vendim interesant.
Së fundmi, përmes faqes zyrtare të UEFA në ‘Twitter’, shtëpia e futbollit ka njoftuar se përkundër faktit që kompeticioni do të zhvillohet në vitin 2021, ai do ta mbajë emrin Euro 2020.
Kujtojmë, Euro2020 do të zhvillohet nga 11 qershori deri me 11 korrik të vitit 2021.