75 Mall Live Search
20:37 / E Hënë, 08 Korrik 2024 / Gj. Sh

Euro 2024/ Anglezët për arbitrin gjerman Zwayer: Ka qenë i përfshirë në skandalin e trukimeve

UEFA ka përcaktuar edhe dy gjyqtarët që do të vendosin drejtësi në dy sfidat e vlefshme për gjysmëfinalet e Euro 2024. Spanjë-Francë do të arbitrohet nga slloveni Vincic, ndërkohë në sfidën tjetër mes Holandës-Angli do të vendosë drejtësi gjermani Felix Zvayer.

Gjermani arbitroi edhe ndeshjen e kombëtares tone ndaj Spanjës,por ai vijon të mbahet mend për rastin e famshëm të vitit 2005.

Ai ka qenë I përfshirë në një mega skandal, lidhur me trukimet e ndeshjeve. Mediat angleze rikujtojnë faktin se Zwayer ka qenë i skualifikuar me akuzën e përfshirjes në trukimet e ndeshjeve për 6 muaj, pasi pranoi të merrte si ryshfet nga një kolegë një shumë afro 300 euro.