75 Mall Live Search
08:37 / E Martë, 02 Korrik 2024 / AR

EURO 2024, sot mësohen dy çerekfinalistët e fundit

Sot do të dihen edhe dy çerekfinalistët e fundit që do t’u bashkohen Gjermanisë, Spanjës, Francës, Portugalisë, Anglisë dhe Zvicrës.

Nga ora 18:00 zhvillohet ndeshja Rumani – Holandë, ku Tulipanët mbeten favoritë pavarësisht se po luajnë me një fituese grupi.

Në anën tjetër, Austria në top formë ka përballë Turqinë, dhe shumica e ekspertëve po e shohin si favorite për të kaluar në fazën tjetër.

Të dyja këto ndeshje mund t’i ndiqni në Klan Kosova.