75 Mall Live Search
22:17 / E Mërkurë, 08 Mars 2023 / Gj. Sh

EURO 2032, Italia zbulon qytetet kandidate për të pritur kompeticionin

Verona është mes kandidatëve për të pritur Europianin 2032 dhe për këtë arsye ka nisur menjëherë përgatitjen e dokumentacioneve të nevojshme për t’u pranuar nga Federata Italiane e Futbollit.

Në muajt e fundit, Federata Italiane e Futbollit (FIGC) ka zyrtarizuar synimin e saj për të pritur garat e UEFA Euro 2032, që përfshijnë dhjetë nga këto qytete italiane dhe stadiumet e tyre përkatëse: Milano, Roma, Napoli, Bari, Palermo, Cagliari, Genoa, Bologna, Firence, Torino dhe Verona.

Deri në fund të muajit, FIGC do të duhet të vendosë për dhjetë qytetet e zgjedhura midis njëmbëdhjetë kandidatëve.

Midis shtatorit dhe tetorit do të mësohet nëse Italia do të jetë pritës i eventit në të cilin 24 nga kombëtaret më prestigjioze të futbollit në Evropë do të garojnë për trofeun më të rëndësishëm për përfaqësueset e kontinentit të vjetër.

Kampionati do të luhet midis qershorit dhe korrikut 2032.