75 Mall Live Search
23:09 / E Premte, 01 Mars 2019 / indeksADMonline

Euro-deputeti Soltes: E ndaj frustrimin me kosovarët për vizat

Euro-deputeti Igor Soltes ka thënë se e ndanë shqetësimin me qytetarët e Kosovës për mosliberalizimin e vizave.

“E ndaj frustrimin me qytatarët e Kosovës për mosliberalizimin e vizave. Kemi argument të mjaftueshme për të hequr vizat. Ne po bëjmë çdo gjë për t’i bindur vendet. Muaji mars është një  mundësi dhe muaji qershor dhe shpresoj që kjo temë të jetë pjesë e agjendës”, ka thënë ai.

Ndryshe, kryeministri Haradinaj priti sot në takim delegacionin e Komisionit për Punë të Jashtme në Parlamentin Evropian

Haradinaj, ka pritur në takim delegacionin e Komisionit për Punë të Jashtme në Parlamentin Evropian, kryesuar nga David McAllister, me të cilët bisedoi për zhvillimet e gjithmbarshme në vend, zhvillimin ekonomik dhe perspektivën euroatlantike të Kosovës.

Ai e ka informuar delegacionin e PE-së, të prirë nga McAllister për të arriturat në Kosovë, zhvillimin ekonomik, si dhe për përmbushjen e reformave evropiane.

Me këtë rast, kryeministri Haradinaj, kërkoi nga delegacioni i Komisionit për Punë të Jashtme në Parlamentin Evropian mbështetjen e mëtejme për liberalizimin e vizave, duke thënë se institucionet e Kosovës kanë përmbushur të gjitha kriteret e kërkuara për heqjen e vizave, derisa qytetarët tanë mbeten të vetmit të izoluar në këtë pjesë të rajonit.

Kryeministri Haradinaj tha se institucionet e Kosovës janë duke punuar me përkushtim për fuqizimin e sundimit të ligjit, forcimin e stabilitetit ekonomik të vendit, ndërtimin e raporteve të mira fqinjësore me të gjitha vendet e rajonit dhe për integrimet euroatlantike si orientim kryesor i vendit.