12:29 / E Premte, 02 Gusht 2019 / indeksADMonline

Euro në nivelin më të ulët në 12 vjet në tregun vendas

Monedha e përbashkët Evropiane ka shënuar një rënie të fortë sot në tregun vendas, duke arritur një rekord të ri të 12 viteve të fundit.

Ditën e djeshme, sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, një euro u këmbye me 121.49 lekë, duke rënë me 0.15 lekë në raport me ditën e mëparshme.

Ky është niveli më i ulët i këmbimit të monedhës së përbashkët ndaj lekut që prej gushtit të vitit 2007, sipas serive kohore të Bankës së Shqipërisë.