Euro U-21: Gjermania përmbys Rumaninë dhe kalon në finale
Gjermania ka mposhtur Rumaninë 4-2 pas një sfidë tepër emocionuese dhe ka kaluar në finalen e madhe të kampionatit europian për U-21.
Ishte Gjermania ajo që kaloi në avantazh me Amirin, por rumunët përmbysin gjithçka me dy golat e Puscas.
Pas pushimit fillon Waldschmidt “show”. Sulmuesi i Freiburg zgjohet në pjesën e dytë dhe barazon në minutën e 51’, përpara se të shënojë golin e fitores në minutën e 90’ me një goditje fantastike.
Në kohën shtesë, Amiri ka shënuar edhe golin e katërt pasi Rumania po luante me një lojtar më pak pas të kuqit të Pascanu.