75 Mall Live Search
16:54 / E Shtunë, 12 Qershor 2021 / Blerim

EURO20/ ‘Helvetikët’ ndajnë pikët me Uellsin

Kombëtarja e Uellsit dhe ajo e Zvicrës kanë ndarë pikët në ndeshjen e dytë të Kampionatit Europian EUR020.

‘Helvetikët’ kaluan në epërsi të parët me golin e shënuar nga Embolo në minutën e 49’të, shkruan IndeksOnline

Në këtë gol të lojtarit të Monchengladbach shërbeu kosovari, Xherdan Shaqiri.

Golin e barazimit e shënoi Moore në minutën e 74’të.

Dy shtetet tani kanë nga një pikë në pozitat 2 dhe 3, kurse Italia kryeson grupin me 3 pikë – pasi mbrëmë mposhti 3 me 0 Kombëtaren e Turqisë.

Ndeshjen e ardhshme Zvicra e zhvillon kundër Italisë më 16 qershor, kurse Uellsi kundër Turqisë.

Kujtojmë që në këtë takim, luajtën dy shqiptarë: Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri./IndeksOnline/