75 Mall Live Search
08:19 / E Martë, 22 Qershor 2021 / Blerim

EURO20/ Sot zhvillohen dy ndeshje, fokusi vetëm tek njëra…

Sot zhvillohen vetëm dy ndeshje të Kampionatit Europian EURO20.

Në stadiumin ‘Wembley’ Kombëtarja e Anglisë pret Çekinë. Këto dy kombëtare tashmë e kana siguruar raundin tjetër të EURO20, shkruan IndeksOnline

Image

Fokusi pritet të jetë në ndeshjen mes Kroacisë dhe Skocisë, e cila zhvillohet në stadium ‘Hampden Park’. Kush arrin t’i marr tre pikë nga kjo ndeshje e siguron kualifikimin në raundin tjetër. Në rast se barazojnë atëherë dy shtetet humbin mundësinë të jenë pjesë e raundit eliminim-direkt në EURO20.

Dy ndeshjet nisin nga ora 21:00./IndeksOnline/