EURO92/ Mënyra se si e fitoi Danimarka, ju bën të qeshni, shkaku i kësaj u ndërrua rregulli…

Kombëtarja e Danimarkës arriti që ta fitonte Kampionatin Europian gjatë vitit 1992.
Por si e fitoi? Ajo mposhti 2 me 0 Kombëtaren e Gjermanisë, në një finale të luajtur në ‘Ullevi’ të Suedisë, shkruan IndeksOnline
Ishte rregulli i ri, që bëri danezët ta festojnë titullin europian.
Pas golit të shënuar nga Jensen në minutën e 18’të, Kombëtarja e Danimarkës luajti një futboll krejt ndryshe si sot.
How to win the Euros back in 1992 ? pic.twitter.com/cJrhfSn3fX
— Football Shithousery (@FootyRustling) June 14, 2021
Atë kohë, portieri ka pasur të drejtë ta kap topin me dorë edhe nëse është pasuar nga bashkëlojtari i tij.
Andaj, në shumë raste lojtarët danez pasonin topin te portieri i tyre, që ishte, Peter Schmeichel.

Për shkak të kësaj, UEFA dhe FIFA kishin marrë vendimin që ky rregull të ndryshoj. Duke bërë që pasimin e bashkëlojtarit nuk guxon ta kapësh ose akordohet ndëprerje/ gjuajtje e lirë për kundërshtarin.
Danimarka në gjysmëfinale kishte eliminuar Kombëtaren e Holandës gjatë penalltive (5-4) pasi ndeshja e rregullt dhe vazhdimet u mbyll me rezultat 2-2./IndeksOnline/