“EuroCup Turkiye”, një kosovare zë vendin e dytë për thonjë

Një garë e madhe është mbajtur në Turqi në kategori të ndryshme të rregullimit profesional në dukje. Në kategorinë e rregullimit të thonjëve një kosovare ka zënë vendin e dytë në garë.
Donjeta Restelica e Garden Nailss ka zënë vendin e dytë në një garën e “EuroCup Turkiye”, kategoria e thonjëve.

Kandidatja nga Kosova ka prezantuar një rregullim artistik të thonjëve duke marrë vlerësimet më të larta nga juria. 16 shtete kanë qenë prezente në këtë garë.

Restelica ka thënë se është krenare që ka marrë besimin e një jurie e cila përbëhej nga emra eminentë të kësaj industrie.
