Eurodeputeti austriak: Liberalizimi i vizave për Kosovën është vonuar

Eurodeputeti austriak, Lukas Mandl në pesë vjetorin e marrëveshjes së Stabilizim Asociimit me Bashkimin Evropian, ka kërkuar liberalizimin e vizave për Kosovën, shkruan Indeksonline.
“Liberalizimi i vizave është i vonuar dhe duhet të ndiqet tani“, u shpreh Mandl.
“Pesë vjet më parë, Marrëveshja e Stabilizim-Asociimit me #Kosovën hyri në fuqi. Si marrëdhënia e parë kontraktuale midis EU dhe RKS kjo ishte një moment historik i rëndësishëm në rrugën e Kosovës drejt anëtarësimit në BE. Liberalizimi i vizave është i vonuar dhe duhet të ndiqet tani”, ka shkruar ai.
Five years ago, the Stabilisation and Association Agreement with #Kosovo entered into force. As the first contractual relationship between #EU and #RKS this was an important milestone on Kosovo's path to EU membership. Visa liberalisation is overdue and must follow now. #SAA
— Lukas Mandl (@lukasmandl) April 1, 2021