Eurodeputeti austriak, Lukas Mandl viziton djemtë e heroit të Kosovës

Eurodeputeti austriak, Lukas Mandl, ka vizituar Adri dhe Nuri Bugarin, djemtë e heroit të Kosovës, Abdullah Bugari në kompaninë e tyre në Austri.
Adri dhe Nuri Bugari kanë treguar se kanë biseduar edhe për vizionet e tyre sipërmarrëse, sfidat dhe mundësitë – veçanërisht në lidhje me digjitalizimin, mungesën e fuqisë punëtore dhe rëndësinë e një Evrope të fortë dhe të bashkuar.
“Ishte një shkëmbim frymëzues dhe i barabartë me një politikan që dëgjon, kupton dhe vepron. Faleminderit për vizitën, veshin e hapur dhe mbështetjen tënde për biznese si yni, i dashur Lukas”, shkruar Adri Bugari.