75 Mall Live Search
10:58 / E Diele, 13 Mars 2022 / LB

Eurodeputeti bullgar, Kyuchyuk: Është koha që BE-ja të heq vizat për Kosovën

Anëtari i Parlamentit Evropian, Ilhan Kyuchyuk ka thënë se është koha që Bashkimi Evropian të heq vizat për Kosovës si dhe të gjitha vendet anëtare të BE-së të njohin shtetësinë e Kosovës.

Këto komente eurodeputeti bullgar, Kyuchyuk i bëri pas takimit që pati me presidenten Vjosa Osmani dhe ministren e Jashtme, Donika Gërvalla në kuadër të Forumit Diplomatik në Antalia.

Presidentja Vjosa Osmani, e ka falënderuar për këtë mesazh.

“Faleminderit Ilhan Kyuchyuk për mbështetjen tuaj të vazhdueshme. E lumtur që të takova në Forumin Diplomatik në Anatlia”, ka shkruar Osmani gjithashtu në Twitter.