75 Mall Live Search
12:54 / E Enjte, 25 Mars 2021 / OSH

Eurodeputeti francez: Jo hyrjes së Shqipërisë në BE, jo liberalizim të vizave për Kosovën

Evrodeputeti francez, Thierry Mariani, bashkëpartiaku i Marine Le Penit, ka thënë se grupi i tij në Parlamentin Evropian “Groupe Identité et Démocratie”, ka paraqitur qëndrimin kundër dëshirës për zgjerim të Komisionit Evropian sa i përket Shqipërisë dhe Kosovës dhe gjithashtu thotë se kanë shprehur qëndrimin e tyre kundër liberalizimit të vizave për Kosovën.

“Në Bruksel, në debatin rreth Ballkanit. Edhe një herë, grupi ynë, fuqishëm përsëriti kundërshtimin e dëshirës së Komisionit Evropian për zgjerim të BE-së, në veçanti të Shqipërisë dhe Kosovës dhe refuzimin tonë për t’ia hequr vizat Kosovës”, ka shkruar Mariani.

Mariani njihet për qëndrimet e tij kundër shqiptarëve.