Eurodeputeti gjerman me kritika të ashpra për Borrellin: E vetmja pengesë që ai e përmend, është Asociacioni

Eurodeputeti gjerman Reinhard Butikofer, ka komentuar deklaratat e kryediplomatit evropian, Josep Borrell në Bruksel, pas bisedimeve të reja lidhur me dialogun Kosovë-Serbi.
Ai thotë se është interesante që e vetmja pengesë që Borrel përmend është Asociacioni.
“Kjo është me të vërtetë interesante: 1. E vetmja pengesë, e cila @JosepBorrellF përmend, është ASM. A nuk kishte pengesa në anën e Serbisë? A është e drejtë të “harrojmë” përmendjen e të gjitha akteve të fundit serbe të agresionit? 2. PM #Kurti publikisht tha se ishte i gatshëm të nënshkruante gjithçka”, ka shkruar ai në Twitter..
This is really INTERESTING: 1. The only hurdle, which @JosepBorrellF mentions, is the ASM. Were there no hurdles an the #Serbian side? Is it fair to "forget" mentioning all the recent Serbian acts of aggression? 2. PM #Kurti publicly said that he was willing to sign everything… https://t.co/ufryI4sZnk
— Reinhard Bütikofer (@bueti) October 27, 2023