Eurodeputeti gjerman: Nuk mund të luftohet korrupsioni nga të korruptuarit!
Eurodeputeti gjerman, Markus Ferber ka deklaruar se korrupsioni, mos besueshmëria, moszbatueshmëria e ligjeve nga udhëheqësit kosovarë, janë duke e penguar liberalizimin e vizave.
Ferber, deputet në Parlamentin Evropian, theksoi se korrupsioni, mos besueshmëria, moszbatueshmëria e ligjeve nga udhëheqësit kosovarë, janë duke e penguar liberalizimin e vizave.
Ai gjithashtu theksoi se elita politike e Kosovës është duke përdor standarde të dyfishta me popullin e tyre, duke i punësuar familjarët, kurse popullin janë duke e lënë në rrugë.
Ferber gjithashtu theksoi, se asnjëherë nuk mund të luftohet korrupsioni nga të korruptuarit.
Sido që të jetë, Markus Ferber theksoi se Parlamenti Evropian është i vetmi institucion evropian, i cili zyrtarisht ka njohur Republikën e Kosovës dhe ka dhënë dritën e gjelbër për liberalizimin e vizave.