Eurodeputeti Mandl: 5 shtetet ta njohin Kosovën, t’i dëgjojnë parlamentarët e tyre të BE-së!

Eurodeputeti Lukas Mandl ka vazhduar përkrahjen e madhe për Republikën e Kosovës. Kreu i grupit të miqësisë së BE-së me Kosovën kritikoi ashpër mosnjohjen e vazhdueshme të Serbisë për Kosovën. Në një bisedë me APA, ai u ka bërë thirrje pesë vendeve tw BE-sw, që s’e kanë njohur shtetin tonë, ta bëjnë një gjë të tillë.
“Qeveria serbe po bllokon vendin e vet dhe po bllokon mundësitë e ardhshme për qytetarët e saj”. Si shteti më i madh në rajon, Serbia mund të veprojë si një motor ekonomik, si një Gjermani në Ballkanin Perëndimor”, me kusht që Kosova fqinje të trajtohet me drejtësi.

Në rrethanat aktuale, Mandl e konsideron pranimin e Serbisë në BE si të pamundur: “Për sa i përket anëtarësimit politik, Serbia është qartazi në fund të shteteve të Ballkanit Perëndimor. Qeveria serbe mban përgjegjësinë e vetme për këtë”, transmeton Indeksonline
Ata flasin për këtë çdo javë edhe me pesë vendet e BE-së që nuk e kanë njohur ende Kosovën – Spanjën, Greqinë, Qipron, Rumaninë dhe Sllovakinë. Sipas Mandl, gatishmëria parlamentare për të folur është më e madhe se ajo e qeverive.
Ai u bën thirrje shteteve të interesuara të dëgjojnë më shumë parlamentarët e tyre të BE-së.
Mandl e konsideron si një gabim faktin që ende nuk ka liberalizim të vizave në Kosovë, siç kërkon Kosova me vite të tëra.
“Natyrisht që disa nuk e kanë njohur ende seriozitetin e luftës së Kremlinit kundër vlerave tona”, u shpreh ai. /Indeksonline/