75 Mall Live Search
21:13 / E Mërkurë, 09 Korrik 2025 / Z S

Eurodeputeti Mandl: Kosova meriton një parlament aktiv dhe një qeveri të qëndrueshme

Eurodeputeti austriak Lukas Mandl ka bërë thirrje për stabilitet institucional në Kosovë, duke theksuar se çdo popull meriton një qeveri të qëndrueshme të bazuar në një parlament funksional dhe aktiv.

Për Klan Kosova, Mandl ka theksuar se ndjek me vëmendje zhvillimet politike në Kosovë, duke shtuar se nuk do të përfshihet në mënyrë partiake apo të marrë anë në debatin e brendshëm politik.

“Më intereson në veçanti populli i Kosovës. Nuk do të përfshihem në asnjë mënyrë partiake. Nuk do të mbaj anë kur bëhet fjalë për politikën e brendshme të Kosovës. Por i bëj thirrje të gjithë personave të vullnetit të mirë që të kontribuojnë për një parlament aktiv dhe një qeveri të qëndrueshme, për t’i dhënë Kosovës reformat që i duhen, perspektivën evropiane që dëshiron populli dhe ndikimin ndërkombëtar që do të jetë thelbësor për të ardhmen e saj”, ka deklaruar Mandl./Indeksonline/