Eurodeputeti Reuten pas heqjes së masave: Tani të procedohet aplikimi për vendin kandidat që po mbahet në sirtar
Eurodeputeti holandez, Thijs Reuten, ka reaguar pas vendimit të BE-së për të hequr të gjitha masat, vendim që do të finalizohet në fund të janarit 2026 me lirimin e një grupi të dytë të mjeteve financiare.
Reuten ka thënë se kjo politikë e BE-së karshi Kosovës ka qenë e tmerrshme dhe sipas tij tashmë është koha që të procedohet me aplikimin e Kosovës për statusin e vendit kandidat, meqë aplikimi po mbahet në sirtar prej vitesh.
“Çfarë katastrofe ka qenë kjo politikë e BE-së. Tani mund të rifillojmë rrugën evropiane të Kosovës. Të radhës: të përpunojmë kërkesën e anëtarësimit të Kosovës që ka mbetur pezull prej vitesh.”, ka shkruar ai.
FINALLY! Congratulations Kosovo 🇽🇰
— Thijs Reuten 🇪🇺🌹 (@thijsreuten) December 18, 2025
What a disaster this EU policy has been. Now we can pick up on Kosovo’s European path again.
Next up: process Kosovo’s membership application that is on the shelf for years now. https://t.co/RQ50ulamEG

