Eurogolat e Declan Rices, legjenda holandeze: Është e lehtë të bësh gola të tillë!

Skuadra e Arsenalit mbrëmë shënoi fitore të thellë 3:0 ndaj Real Madridit, në ndeshjen e parë çerekfinale të UEFA Champions League.
Ishte mesfushori i Kombëtares së Anglisë, Declan Rice, që realizoi dy eurogola nga gjuajtja e lirë, shkruan Indeksonline
Këto dy shënime nuk e kanë impresionuar legjendën e futbollit holandez, Sneijderin.
Ai thotë se është shumë lehtë të realizosh në këtë formë, sidomos kur muri ishte i vendosur gabim nga portieri Courtois.
“Unë nuk mendoj se goditja e lirë ishte aq mbresëlënëse.
“Kjo mund të tingëllojë e çuditshme, por është jashtëzakonisht e lehtë të lakosh një top të tillë për sa kohë që di të gjuash. Muri ishte fajtor këtu. E njëjta gjë për goditjen e lirë të dytë, ju patë një gabim të Courtoisit”, u shpreh ish-mesfushori i Interit
/Indeksonline/