20:48 / E Shtunë, 14 Mars 2020 / indeksADMonline

Eurokoha dhe Eurowings qëndrojnë afër pasagjerëve të tyre

Remzi Ejupi pronari i kompanisë Eurokoha dhe Kosova Airlines ka mundësuar që të gjithë pasagjerët e kompanisë Eurokoha dhe Eurowings të cilët gjenden në Kosovë të mund të kthehen në shtëpitë e tyre për në Munchen, Stuttgart, Dusseldorf dhe Hamburg.

Ejupi sot ishte në Aeroportin e Prishtinës për të qëndruar afër pasagjerëve dhe për t’i informuar ata më qartë rreth këtij vendimi, ndërkaq qytetarët janë shprehur të kënaqur që Eurokoha i qëndroi besnik edhe këtë herë.