17:43 / E Enjte, 20 Korrik 2023 / Gj. Sh

Europa barazon rezultatin ndaj Dukagjinit, jepen edhe dy kartona të kuq

Skuadra nga Gjibraltari ka barazuar rezultatin ndaj Dukagjinit në 1-1.

Alberto Quintana ka shënuar nga penalltia në minutën e 38-të, shkruan IndeksOnline.

Para golit të barazamit, gjyqtari ka dhënë edhe dy kartona të kuq, nga një për secilën skuadër.

Bujar Shabani nga Dukagjini dhe Jesus Pozo i Europas u përleshen mes vete dhe u ndëshkuan me kartona të kuq.

Rezultati i përgjithshëm 3-2 për Dukagjinin./IndeksOnline/