Europa League: Bodo/Glimt shënon fitore ndaj Portos

Skuadra norvegjeze, Bodo/Glimt ka marr një fitore të rëndësishme në Europa League.
Glimt e mposhti skuadrën portugeze, Porto, me rezultat 3-2, shkruan IndeksOnline.
Mysafirët e nisën mirë ndeshjen, duke kaluar të parët në epërsi me golin e Samu Omorodion, në minutën e 8-të.
Pas shtatë minutave, Kasper Hogh barazoi shifrat në 1-1, ndërsa Jens Hauge përmbysi rezultatin në minutën e 40-të.
Ish-futbollisti i Milanit, shënoi golin e dytë personal dhe të tretin për Bodo/Glimt, në minutën e 62-të, gol ky që vulosi fitoren.
Krejt çka arriti të bënte Porto deri në fund, ishte ta ngushtonte rezultatin me golin e Deniz Gul, në minutën e 90-të./IndeksOnline/