Europa League po e pret, Shkëndija fiton ndeshjen e parë ndaj Ludogoretsit

Shkëndija po vazhdon të bëjë mrekulli në Evropë.
Skuadra tetovare sonte ka shënuar fitore ndaj Ludogoretsit, në ndeshjen e parë të play-offit të Europa League, shkruan IndeksOnline.
Shkëndija e mposhti skuadrën bullgare në stadiumin ”National Arena Toshe Proeski”, me rezultat 2-1.
Liridon Latifi e Besart Ibraimi shënuan golat për skuadrën e Shkëndijes.
Ndeshja e kthimit zhvillohet javën e ardhshme në Bullgari, ku Shkëndija në rast se e eliminon Ludogoretsin kualifikohet në fazën e grupeve të Europa League, e nëse jo do të luaj në grupet e Conference League./IndeksOnline/