75 Mall Live Search
13:42 / E Premte, 31 Janar 2025 / mp

Europa League, shorti rezervon Porto-Roma. Vendosen çiftet në “play off”

Skuadrat e kualifikuara në fazën “play off” të Europa League kanë mësuar kundërshtarët e tyre. Në shortin e hedhur në Nyon të Zvicrës, Roma u vendos përballë Portos.

Sfidë interesante mes italianëve dhe portugezëve, të cilët do të kërkojnë me çdo kusht kualifikimin midis 16 më të mirave.

Galatasaray do të sfidojë holandezët e AZ Alkmaar, ndërsa Twente ndeshet me Bodo/Glimt.

Grekët e PAOK, luajnë në ndaj rumunëve të Steaua Bucurest, një tjetë sfidë që pritet të jetë shumë e luftuar.