19:13 / E Hënë, 23 Nëntor 2020 / Blerim

EUROPOL publikon listën me 56 kriminelët më të kërkuar, mes tyre edhe shqiptari Aleks Burreli

EUROPOL ka publikuar listën me 56 kriminelët më të kërkuar nga policia evropiane. Mes të shumëkërkuarve bie në sy edhe një shqiptar, Aleks Burreli. 50-vjeçari është i vetmi shqiptar që kërkohet nga policia e EUROPOL-it

Ai është shpallur në kërkim pas datës 23 qershor të vitit 2016, datë kur vrau një biznesmen në Qipro dhe dy policët që e shoqëronin atë. Burreli dhe vëllai i tij, Jani Vogli, zbarkuan mbrëmjen e 23 qershorit në restorantin ku po darkonte biznesmeni Fanos Kalopsidiotis në Qipro dhe zbrazën kallashnikovin drejt tij duke e lënë të vdekur bashkë me dy policët.

Burreli dhe Vogli u nisën të largoheshin nga vendi i krimit, port ë plagosurit u kundërpërgjigjen duke lënë të vrarë vëllain e të shumëkërkuarit. Burreli vazhdoi arratinë dhe që prej asaj dite është një nga kriminelët më të shumëkërkuar. Krimi që kreu mendohet se ishte i urdhëruar nga dikush tjetër dhe se dy shqiptarët ishin thjesht vrasës me pagesë.