Eurostar-i me trena dykatësh në kanalin anglez

Eurostar-i ka deklaruar se ka në plan të vendosë në funksion trena me dy kate, përmes kanalit anglez.
Operatori hekurudhor në Kanal ka konfirmuar se do të porosisë deri në 50 trena nga prodhuesi Alstom, duke rritur madhësinë e flotës së tij me gati një të tretën, shkruan BBC-i.
Planet e zgjerimit do të përfshijnë investime të mëdha në një depo në Londër.
Por mbetet për t’u parë nëse Kanali ka hapësirë të mjaftueshme, si për Eurostar-in, ashtu edhe për operatorët potencialë për ta përdorur atë.
Në marrëveshjen prej 2 miliardë eurosh, të konfirmuar të mërkurën, Eurostar-i ka porositur 30 trena “Celestia”, me mundësinë për 20 të tjerë shtesë.
Çdo tren do të jetë 200 metra i gjatë. Nëse dy do të udhëtonin së bashku, siç ndodh aktualisht, parashihet të jenë në dispozicion rreth 1,080 vende.
Këta do të ishin trenat e parë dykatësh me shpejtësi të lartë, që do të kalonin në kanal.
I vetmi tren tjetër me dy kate që u shfaq ndonjëherë në hekurudhat e Britanisë ishte një eksperiment që filloi në vitin 1949.