17:33 / E Enjte, 19 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

“Eurovision 2019” i mbajtur në Izrael zgjidhet si më i miri i dekadës

Konkursi i Këngës Eurovizion 2019 në Izrael u votua si më i miri i dekadës të enjten.

Konkursi i Këngëve në Eurovizion 2019 u mbajt në Tel Aviv në maj. Fitues doli Holanda me këngën “Arcade”, e realizuar nga Duncan Laurence. Italia përfundoi e dyta dhe Rusia e treta.

Përfaqësuesi izraelit Kobi Marimi doli në pozitën e 23-të. Marimi interpretoi këngën e tij “Home” në skenë dhe shpërtheu në lot .


Këngëtarja izraelite Netta Barzilai fitoi në finalen e Eurovision në 2018 në Lisbonë, Portugali me këngën “Toy”.

Eurovision është ngjarja më e madhe televizive jo sportive në botë dhe programi më i shikuar i argëtimit live në Evropë, duke tërhequr gati 200 milion shikues të televizionit në të gjithë botën çdo vit./Indeksonline/