Eurovision 2023: Liverpool fitoi 55 milionë funte

Konkursi i këngëve në “Eurovizion 2023” ka kontribuar me 55 milionë funte në ekonominë lokale të Liverpool-it.
Steve Rotheram, kryebashkiaku i rajonit të Liverpool City, tha se qyteti I tij u kishte dhënë banorëve dhe vizitorëve një Eurovizion që nuk do ta harrojnë kurrë dhe se ishte një arritje e madhe për ekonominë lokale, transmeton Indeksonline.
Hulumtimi pretendon se 473.000 njerëz vizituan Liverpool-in gjatë konkursit nga të cilët 306.000 ishin vizitorë shtesë në qytet.
Në përgjithësi, përfitimi ekonomik nga Eurovizioni është vlerësuar në 55 milionë funte./Indeksonline/