‘Eurovision 2025’ tërhoqi vëmendjen e miliona shikuesve globalë

Eurovisioni ka konfirmuar pozicionin e tij si shfaqja më e madhe muzikore në botë dhe një ngjarje e madhe televizive globale me 166 milionë shikues në 37 vende, njoftoi të mërkurën Unioni Evropian i Transmetimeve (EBU).
Dy netët gjysmëfinale dhe finalja e 17 majit me 37 konkurrentë u ndoqën nga tre milionë njerëz më shumë se vitin e kaluar.
Këtë vit, fituesi ishte artisti austriak JJ.
Ishte gjithashtu finalja më e shikuar që nga viti 2004 “me një përqindje shikueshmërie prej 47.7 për qind, nga të cilat shikuesit e rinj të moshës 15 deri në 24 vjeç përbënin 60.4 për qind”, njoftoi EBU.
“Në një peizazh të fragmentuar mediatik, ESC shquhet si një ngjarje unike globale: i rikthen shikuesit në televizion, ndërkohë që zgjerohet në platformat digjitale dhe arrin brezat e rinj në mënyra inovative”, tha Martin Green, drejtor i konkursit, percjell telegrafi.
Në TikTok, Instagram, Facebook, YouTube dhe platforma të tjera, Eurosong tërhoqi më shumë fansa se kurrë më parë nga 1 janari deri më 24 maj 2025 (një javë pas finales së madhe), tha EBU në një deklaratë.