“Eurovisioni” zbulon datat e festivalit për 2021

Numërimi prapa për “Eurovision Song Contest 2021”, zyrtarisht ka filluar. EBU-ja dhe transmetuesit NPO, NOS dhe AVROTROS kanë konfirmuar se dy gjysmëfinalet do të zhvillohen, më 18 dhe 20 maj dhe Grand Final (Finalja e madhe) më 22 maj 2021. Datat për konkursin e vitit të ardhshëm u njoftuan në Ahoy në Roterdam, vendi i shfaqjes së vitit të ardhshëm.
Pas anulimit të “Eurovision Song Contest 2020″, tifozët nga e gjithë bota kanë pritur me padurim diçka për të parë. Gjatë” Eurovisionit”: Evropa Shine A Light shfaqje gjatë majit u njoftua se edicioni i vitit 2021, do të zhvillohet në Roterdam dhe tashti janë konfirmuar edhe datat.
Atë kohë, Martin Österdahl, mbikëqyrësi ekzekutiv i këngës në “Eurovision”, tha: “Është me rëndësi jetike që “Eurovision Contest…” të kthehet vitin e ardhshëm dhe ne jemi të kënaqur që kemi angazhimin e nevojshëm nga anëtarët tanë në Hollandë për ta sjellë këtë shfaqje të dashur para publikut në të gjithë botën”.

Ekipi i prodhimit nga Holanda është i etur për të vazhduar punën për “Eurovisionin 2021”.
“Muzika, artistët, fansat, konkursi dhe personazhi ndërkombëtar i kombinuar është ajo që e bën konkursin e këngëve në “Eurovision” kaq të veçantë. Tashti kemi një vit për të eksploruar të gjitha skenarët në detaje me palët e përfshira dhe për t’i bërë shfaqjet të ndodhin pavarësisht nga rrethanat, me rregullime nëse është e nevojshme. Ne ende synojmë”!, u shpreh Sietse Bakkeri, producenti ekzekutiv.
“Eurovision Song Contest 2021” është pjesë e Aleancës së Ndërtuesve të Ngjarjeve në Hollandë, e cila është një aleancë e organizatorëve të ngjarjeve, vendeve dhe shoqatave tregtare që punojnë së bashku në zhvillimin e protokolleve për të bërë ngjarjet gradualisht të mundshme.
Në muajt e ardhshëm, do të vendoset se cilat elemente të edicionit të anuluar të këtij viti do të mbeten në vitin 2021. “Skena do të bartet në vitin e ardhshëm, sepse kjo ishte përgatitur tashmë. Përveç kësaj, varet edhe nga ajo që është e mundur në atë kohë, mbi disponueshmërinë e të gjithë atyre që janë të përfshirë dhe mbi atë që i përshtatet frymës së vitit 2021”, thotë Bakkeri.
Vendi për konkursin 2021 do të jetë ashtu si në vitin 2020, në Ahoy në Roterdam. Vendi ka organizuar disa ngjarje të mëdha, duke përfshirë konkursin e këngës “Junior Eurovision” më 2007. Kohët e fundit, Ahoy është shndërruar në një spital urgjent për të akomoduar pacientët me Covid-19./Indeksonline/