75 Mall Live Search
10:38 / E Mërkurë, 04 Maj 2022 / B O

“Eurovizioni kërkon lekë për të ngjitur Shqipërinë në kategori”

Përfaqësuesi i Shqipërisë në Eurovizion para disa vitesh, këmgëtari Frederik Ndoci ka habitur me deklaratën e tij në lidhje me kompeticionin.

I ftuar së fundmi në “Glamour Zone” tha se Eurovizion kërkon një kriter që një vend të ngjitet në kategori, konkretisht Shqipëria.

Frederik Ndoci, tha se gjatë kohës që ai konkurroi, i kërkuan 50 mijë dollarë që Shqipëria të renditej në vend të pestë.

Këngëtari i mirënjohur shkodran gjithashtu shpjegoi se Eurovizion dhe çdo vend pjesëmarrës funksionon me sponsorizim.