16:16 / E Enjte, 25 Qershor 2020 / indeksADMonline

“Eurowings” garanton siguri, higjienë dhe cilësi të ajrit në kabinë

Nga data 28 qershor startojnë të gjitha fluturimet si në ardhje ashtu edhe në nisje nga Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës ‘Adem Jashari’.

Aviokompania Gjermane “Eurowings” pjesë e grupit Lufthansa është duke u kujdesur që fluturimet tuaja të jenë me sa më të sigurta dhe me standardet më të larta të higjienës në mënyrë që të arrini në destinacionin e juaj shëndosh e mirë. 

“Eurowings” disponon super-filtrat e ajrit të cilët eliminojnë 99.97% të viruseve dhe baktereve.

Duke u nisur nga ky fakt, aviokompania siguron të gjithë pasagjerët e vet se përmes sistemit “HEPA” të filtrimit të ajrit, rreziku nga infektimi me koronavirus, apo nga ndonjë sëmundje tjetër ngjitëse, në bordet e aeroplanëve me të cilët operon, është pothuajse ZERO.

Filtrat e përdorur në aeroplanët e “Eurowings” janë po ata që përdoren edhe në sallat e operacioneve, ku ajri duhet të jetë i cilësisë më të lartë të mundshme shkaku i rreziqeve të ndonjë infeksioni në pacientë. Çka është më e rëndësishmja: ajri i filtruar zëvendësohet në tërësi çdo 3 minuta brenda kabinës. Për më shumë ndiqeni videon në vijim.