“Eurowings” kompania që solli standardet gjermane të aviacionit në Kosovë

Kompania gjermane e fluturimeve “Eurowings” si pjesë e një prej kompanive më të mëdha në botë në fushën e aviacionit “Lufthansa Group” e cila tashmë sa vite operon edhe në Kosovë, po vazhdon fluturimet e rregullta drejt Gjermanisë e Zvicrës dhe anasjelltas duke u ofruar kështu udhëtarëve gjithë komoditetin e nevojshëm.
Rehatia, siguria dhe pastërtia në aeroplanët e “Eurowings” është rregull parësor. Aeroplanët e kësaj kompanie janë të pajisur me filtra me efikasitet të lartë që pastrojnë tërësisht ajrin gjatë gjithë kohës së fluturimit. “Eurowings” mirëmban aeroplanët e saj me standardet më të larta gjermane, prej nga edhe e ka origjinën.

Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës muaj më parë u bë baza e dytë e kompanisë “Eurowings” jashtë Gjermanisë dhe Austrisë.
Kjo kompani, e cila bashkëvepron me “Kosova Airlines” dhe “Eurokoha”, ka arritur të sjellë në vendin tonë traditën Gjermane të transportit ajror duke pasur kështu rehatinë e udhëtarëve në radhë të parë. Ky, është një zhvillim i rëndësishëm për një vend si Kosova, që kërkon të përmirësojë lidhjen e saj ajrore si një mënyrë për të përforcuar lidhjet me diasporën e madhe që ka.