14:32 / E Enjte, 19 Tetor 2023 / L K

Evakuohet aeroporti i Baselit, alarm për bombë

Aeroporti Euro Basel është evakuuar pasditen e së enjtes për shkak të një alarmi për bombë.

Nja bagazh i braktisur dyshohet se ka qenë arsye e dyshimeve të autoriteteve të sigurisë. Aeroporti është në tokën franceze.

Qindra udhëtarë në Aeroportin Euro janë bllokuar përkohësisht pas këtij alarmi.

Në Francë, disa aeroporte rajonale u mbyllën të mërkurën pas kërcënimeve me bombë./Indeksonline/