13:20 / E Mërkurë, 29 Janar 2020 / indeksADMonline

Evakuohet “City Mall” në Shkup, pas paralajmërimit për vënie bombe

Para pak çastesh është evakuuar qendra tregtare “City MAll” në Shkup. Nga MPB-ja mësojmë se ka pasur një paralajmërim për bombë të vendosur brenda objektit.

Për momentin ekipi i Antitetorrit është në terren dhe po punon në zbardhjen e rastit.

Qindra qytetarë në këto momente janë jashtë objekti të qendrës tregatre, ndërsa policia ka bllokuar qasjet deri te qendra tregtare.