75 Mall Live Search
09:36 / E Enjte, 28 Maj 2026 / G T

Evann Guessand shkruan histori në futbollin europian, fiton dy trofe të UEFA-s brenda një sezoni

Sulmuesi Evann Guessand ka hyrë në histori si futbollisti i parë që arrin të fitojë dy trofe europianë të UEFA-s brenda të njëjtit sezon.

24-vjeçari e nisi edicionin me Aston Villan, ku ishte pjesë e skuadrës në garën e UEFA Europa League. Më pas, gjatë sezonit, ai u transferua në formë huazimi te Crystal Palace, duke vazhduar aventurën e tij në arenën europiane, shkruan Indeksonline

Me Crystal Palace-n, Guessand mori pjesë në fushatën e suksesshme të klubit në UEFA Conference League, duke siguruar edhe trofeun e dytë kontinental të sezonit.

Falë këtij rrugëtimi të pazakontë, Guessand bëhet futbollisti i parë që regjistron dy trofe të ndryshëm të UEFA-s brenda një sezoni të vetëm, një arritje unike në historinë e garave europiane./Indeksonline/