75 Mall Live Search
23:34 / E Martë, 09 Korrik 2019 / indeksADMonline

Everton flet për Milanin pasi fitoi Kupën e Amerikës

Everton ishte në formë të jashtëzakonshme në ndeshjet e Kupës së Amerikës, ku Brazili doli fitues.

Pas ndeshjes ai u pyet edhe për të ardhmen, ku në veçanti u përmend emri i Milanit, njëra nga skuadrat që e dëshiron,

“Po flasim për një klub të madh! Sigurisht, ndër më të mirët në Evropë, Jam i vetëdijshëm, i përket skenës ndërkombëtare”, ka thënë ylli brazilian.

Për të siguruar shërbimet e tij skuadrat evropiane duhet të përgatisin një çek 50-60 milionë euro. /IndeksOnline/