Everton – Liverpool, ndeshja më e shikuar në Britani të Madhe

Premier Liga angleze është rikthyer javën e kaluar pas një pezullimi më shumë se tre muaj për shkak të pandemisë së koronavirusit.
Ndeshja më interesante ishte derbi ndërmjet Evertoni dhe Liverpoolit, shkruan IndeksOnline.
Megjithëse gjatë gjithë ndeshjes nuk kishte fitues, mediat angleze raportojnë se kjo ka qenë ndeshja më e shikuar në Premier Ligë me 5.5 milionë shikues.

Kujtojmë që ndeshjet në Premier Ligë po luhen pa praninë e tifozëve./IndeksOnline/