Evertoni me komunikatë zyrtare: Andre Gomesi, do të operohet
Andre Gomesi pësoi një lëndim të rëndë në këmbën e djathtë në ndeshjen e Premierligës kundër Tottenhamit.
Futbollisti i Everton u largua menjëherë drejt spitalit për të marrë ndihmën mjekësore.
Skuadra nga qyteti i Liverpoolit ka dalë me një komunikatë ku ka konfirmuar lëndimin dhe ka thënë se lojtari i tyre do t’i nënshtrohet një operacioni.
“Evertoni mund të konfirmojë që Andre Gomes do t’i nënshtrohet operacionit nesër (sot, e hënë) pasi pësoi një dëmtim të këmbës në ndeshjen me Tottenhamin“.
“Andre u lëndua në fushë gjatë gjysmës së dytë të lojës dhe u dërgua menjëherë në spital nga ambulanca e shoqëruar nga anëtarët e ekipit mjekësor të Evertonit. Pasi iu nënshtrua testit spitalor, u konfirmua se ai kishte pësuar një zhvendosje të frakturës në kyçin e këmbës së djathtë“.
“Klubi do të sigurojë azhurnime të mëtejshme në kohën e duhur“, thuhet në njoftimin e skuadrës. /IndeksOnline/
