Everton me ofertë zyrtare për Zaha
Sky Sports News raporton se Evertoni kanë bërë ofertë zyrtare për sulmuesin e Crystal Palace, Wilfried Zaha.
Oferta thuhet të jetë 61 milionë euro, ofertë e cila do ta tundojë bordin e Crystal Palace, transmeton Indeksonline.
Gjatë merkatos, Zaha ishte i lidhur me një kalim te Arsenal, por Topçinjtë e kthyen vëmendjen kah sulmuesi i Lille, Nicolas Pepe./Indeksonline/