75 Mall Live Search
17:02 / E Diele, 07 Prill 2019 / indeksADMonline

Everton po i rehaton të mëdhenjtë, kësaj radhe Arsenalin

Everton ka mposhtur Arsenalin me rezultat 1-0 në ndeshjen e xhiros së 33-të të Premierligës.

Skuadra nga qyteti i Liverpulit siguroi fitoren e tretë radhazi, pasi më herët kishte triumfuar ndaj Chelseas dhe West Hamit.

Golin e vetëm në ndeshje e shënoi Jagielka në minutën e 10-të të ndeshjes.

Me këtë humbje, Arsenali mbetet në pozitën e katërt me 63 pikë, një më pak se Tottenham po aq sa ka edhe Chelsea.

Skuadra e Emery është vetëm dy pikë larg pozitës së gjashtë. /IndeksOnline/