75 Mall Live Search
22:39 / E Enjte, 07 Dhjetor 2023 / Gj. Sh

Evertoni dominon Newcastle Unitedin

Evertoni ka marrë tre pikë të rëndësishme, pasi shënoi fitore kundër Newcastle United.

Skuadra e drejtuar nga Sean Dyche dominoi ”Laraskat” duke i mposhtur me rezultat 3-0, shkruan IndeksOnline.

Pjesa e parë e ndeshjes u mbyll me barazim 0-0, derisa tre golat u shënuan në 15 minutat e fundit të ndeshjes.

Dwight McNeil i dha epërsinë Evertonit në minutën e 79-të.

Shtatë minuta më vonë, Abdoulaye Doucoure dyfishoi rezultatin, ndërsa golin e sigurisë e shënoi Beto në 90+6.

Kjo fitore e largon Evertonin nga zona e rrezikshme, dhe renditet në vendin e 17-të, me 10 pikë, ndërsa Newcastle mbetet në vendin e shtatë me 26 pikë./IndeksOnline/